Në Gjilan u mbajt konferenca e VII-të shkencore rajonale

Gjilani

Në Gjilan u mbajt konferenca e VII-të shkencore rajonale

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 18:09
Në Gjilan u mbajt konferenca e VII-të shkencore rajonale

Në Komunën e Gjilanit është mbajtur Konferencë shkencore rajonale e shtata me radhë, me përfaqësues nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi.

Konferenca është e vetmja në nivel të Kosovës që ka këtë dimension të organizimit, me temën “Kosova 10 vjet shtet, sfidat në arsim, ekonomi, siguri dhe sundim të ligjit”.

Në këtë konferencë ishte një përfaqësim i fuqishëm udhëheqës politik nga niveli lokal dhe qendror, pastaj përfaqësues nga fusha e sundimit të ligjit, përfaqësues universitar, profesor dhe studiues të fushave të ndryshme.

Në fjalën e tij kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri që është edhe mbështetës i organizimit të konferencës, ka thënë se Kosova në të gjitha dimensionet ka përparuar, që nga arsimi, shëndetësia, ekonomia, sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik etj.

“Këtë periudhë dhjetë vjeçare, Kosova e ka kaluar me përparim në të gjitha dimensionet. Në kuptim të investimeve, sundimit të ligjit, arsimit, shëndetësisë, në kuptimin etik, integrimeve gjeo-ndërkombëtare që është jashtëzakonisht me vlerë për institucionet si politika rekomanduese, për nivelin qendror në veçanti, por edhe për nivelin lokal, sepse është i rëndësishëm roli i Komunave në punën që bëjnë dhe angazhimin që kanë”, ka thënë kryetari Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat