Biblioteka e Qytetit në Gjilan do të marrë emrin e Beqir Musliut

Gjilani

Biblioteka e Qytetit në Gjilan do të marrë emrin e Beqir Musliut

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 12:48
Lutfi Haziri, ka thënë se Beqir Musliu ishte një gjigant në letërsinë shqipe, jo vetëm shqiptare, por edhe më gjerë.

Komuna e Gjilanit për nder të Ditës së Çlirimit nga sot ka nisur me aktivitete të ndryshme shënimin e Ditëve të Lirisë së Gjilanit duke nderuar e çmuar vlerën e madhe të shkrimtarit Beqir Musliut.

Me homazhe pranë varrit të shkrimtarit dhe shpalljen e fituesit të çmimit “Beqir Musliu”, kanë shënuar fillimin e ditëve të festës dhe krenarisë në shenjë të lirisë që gëzojmë gati dy dekada.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se Beqir Musliu ishte një gjigant në letërsinë shqipe, jo vetëm shqiptare, por edhe më gjerë.

“Nga sot nisim iniciativën për emërtimin e Bibliotekës së Qytetit me emrin e tij. Njeriu i letrave e i librit duhet të jetë në auditoriumin e madh të librave e të leximit, sikur që është biblioteka e re e Gjilanit, që na bënë nderë të gjithëve me emrin Beqir Musliu”, tha Haziri.

Në ambientet e Bibliotekës së Qytetit është publikuar fituesi i çmimit letrar “Beqir Musliu” që juria profesionale e cila ka ndarë këtë çmim për Ramadan Rexhepin, një shkrimtarë e publicist nga Kosova Lindore me qëndrim prej rreth dy dekadash në Skandinavi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat