Helmohen me ushqim 28 qytetarë në Gjilan

Gjilani

Helmohen me ushqim 28 qytetarë në Gjilan

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 14:13
Ilustrim

Njëzetetetë qytetarë të rajonit të Gjilanit janë hospitalizuar pasi të njëjtit dyshohet se janë helmuar me ushqim.

Këtë e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë drejtori i Spitalit Rajonal të Gjilanit, Nysret Hajrullahu.

‘’Dyshohet për helmim në ushqim. Janë marrë mostrat për analiza. Pacientët janë në gjendje stabile shëndetësore", tha Hajrullahu.

Kryeshefi i Departamentit të Emergjencës me reanimacion, Ukshin Ismajli, tha se këta pacientë kanë pasur vjellje, jashtëqitje dhe temperaturë.

‘’Të gjithë pacientët kanë thënë se ishin në një restorant para se t'i kishin këto simptome, pra të gjithë po e thonë këtë gjë, por nuk mund të themi asgjë të saktë”, tha Ismajli për Radion Evropa e Lirë.

Ai shtoi se të gjithë pacientët i kanë bërë edhe sot analizat dhe se priten rezultatet për të dalë me përfundime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat