Gjilani shënon me koncert festiv Ditën e Çlirimit

Gjilani

Gjilani shënon me koncert festiv Ditën e Çlirimit

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 11:05
Gjilan

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me ansamble të ndryshme nga Gjilani dhe qytete të ndryshme, me këngë e valle ka shënuar mbrëmë 15 qershorin, Ditën e Çlirimit të Gjilanit.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Shpresa Kurteshi-Emini, ka thënë në këtë koncert se aktivitetet e Komunës së Gjilanit për Ditët e Festës së Çlirimit kanë zgjatur një javë për të përfunduar me koncertin e këngëve dhe valleve popullore.

“Ky përvjetor brenda vetes ka një histori sa të dhembshme, aq edhe të lavdishme të popullit tonë. Për të arritur deri te ky qëllim që sot të festojmë lirshëm janë sakrifikuar që nga foshnja në djep, e deri te personi më i moshuar, shumë të rinjtë e të reja, që përulemi para veprës që ata kanë bërë. Që nga homazhet para varrezave të dëshmorëve, lapidarëve e shtatoreve, pastaj aktivitetet tjera në art, kulturë, arsim, shpalljen e më të dalluarve të vitit, pastaj ndarjen e çmimit ‘Qytetarë Nderi’ dhe aktivitete të tjera”, ka thënë ajo, njofton zyra për informim e Gjilanit.

“Deri sonte Gjilani ka qenë i mbushur me aktivitete të ndryshme që kanë përçuar festë për gjithë qytetarët pa dallime. 15 qershori i këtij viti është festë e dyfishtë për gjilanasit, sepse pos ditës së çlirimit, jemi edhe në festën e Bajramit, që është mesazh për solidaritet dhe humanizëm më të madh me familjet në nevojë”, ka thënë ajo mes tjerash.

 Në koncertin festiv, i cili ka zgjatur deri në orët e vona, publiku gjilanas në sallën e Teatrit është argëtuar nga këngëtar e përformanca të ndryshme nga ansamble të ndryshme kulturore të Gjilanit, Komunave pjesëmarrëse nga Kosova, Kumanova dhe qytete tjera shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat