Detaje nga vrasja e 22-vjeçarit në Bresalc të Gjilanit, dy vëllëzër të implikuar në vrasje

Gjilani

Detaje nga vrasja e 22-vjeçarit në Bresalc të Gjilanit, dy vëllëzër të implikuar në vrasje

Më: 29 korrik 2018 Në ora: 11:02
Ilustrim

Mbrëmë, Fatlind Arifi 22-vjeçar u qëllua me armë zjarri në gjoks në vendin e quajtur “Te Lapidari’’ në fshatin Bresalc të Gjilan-it. Dyshohet se kjo vrasje u krye nga 26-vjeçari Liridon Uruqi. Burime brenda Policisë së Kosovës bëjnë me dije se të dyshuarit mbrëmë i është konfiskuar vetura e tipit Mercedes në oborrin e shtëpisë së tij, ndërsa para disa minutave policia ka arritur ta arrestojë edhe Uruqin.

Por për këtë rast, policia ka arrestuar vëllain e Uruqit, SH.U, pasi besohet se i njëjti është involvuar në këtë vrasje të rëndë.

Kjo ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në orën 23:45. Fatlind Arifi ishte dërguar pa shenja jete në emergjencë.

“Në repartin e emergjencës viktima  F.A (1996), shqiptar shtetas i Kosovës  ishte  sjellë  i plagosur  në  gjoks  nga  arma e  zjarrit, personeli mjekësor edhe përkundër  ndihmës  së parë mjekësore kanë mundur vetem të konstatojn se  viktima  ishte pa shenja jete”, tha Ismet Hashani nga policia e Gjilanit.

Liridon Uruqi emër i njohur për Policinë e Kosovës për shkak të kaluarës së tij problematike dyshohet se ka kryer vrasjen e Fatlind Arifit dhe është në kërkim të policisë.

“Lidhur me këtë ngajrje janë  ndërmarr të  gjitha  veprimet e duhura  hetimore , si intervistat  me dëshmitarë  si dhe është  kërkuar edhe i dyshuari   Kryesor L. U. në shtëpinë e tij , por i njëjtit nuk është  gjetur aty. Në  oborrin e shtëpisë së tij është  sekuestruar automjeti i llojit  Mercedez ngjyrë  hiri  05,  të cilin  e ka pasur në shfrytëzim i dyshuari”, tha më tej policia.

Për këta rast policia ka arrestuar, vëllanë e të dyshairit, SH.U pasi besohet se në këtë ngjarje është involvuar edhe ai.

“Lidhur me  këtë  ngjarje , është arrestuar Sh. U. , vëllai i  të dyshuarit  qe besohet të jet i involvuar ne kët veper të rend penale. Per momentin nuk dihen motivet e kesaj ngjarje të rende. Hetimet lidhur me këtë  ngjarje janë në vazhdim”, tha një burim brenda Policisë së Kosovës.

“Njesitet e hetimeve rajonale iu janë përgjigjur  rastit, dhe bashk me prokurorin  e shtetit  kanë  bërë procesimin e vendit të ngjarjes”, përfundoi policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat