Ky është 22-vjeçari që u vra mbrëmë në Gjilan, dorasi kishte postuar fotografi me të

Gjilani

Ky është 22-vjeçari që u vra mbrëmë në Gjilan, dorasi kishte postuar fotografi me të

Më: 29 korrik 2018 Në ora: 12:02
Fatlind Arifi 22-vjeç

Me armë zjarri u qëllua për vdekje mbrëmë në Bresalc të Gjilanit, Fatlind Arifi 22-vjeç. Për këtë rast policia ka arrestuar dy persona, të dyshuarin kryesor Liridon Uruqin 26-vjeçar dhe vëllain e tij, SH.U, pasi dyshohet se të dy janë implikuar në këtë vrasje të rëndë.

Policia tha se Arifi ishte sjellur në emergjencë pa shenja jete ndërsa mjeku kujdestar kishte konstatuar vdekjen e tij.

Motivet e kësaj vrasje nuk dihen ende, ndërsa bazuar në fotografitë e të dyshuarit kryesor dhe viktimës duket se ata njiheshin dhe kishin fotografi të përbashkëta.

Image
Liridon Uruqi dhe viktima, Fatlind Arifi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat