Gratë ndërmarrëse, shtresa më e çmuar e shoqërisë - Bota Sot
Gratë ndërmarrëse, shtresa më e çmuar e shoqërisë

Gjilani

E premte, 16 nëntor 2018

Gratë ndërmarrëse, shtresa më e çmuar e shoqërisë

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 18:03
Tryeza me gratë e suksesshme dhe gratë ndërmarrëse nga Gjilani me temën “Roli i gruas shqiptare në mërgatë”.

Nën organizimin e Zyrës së Kryetarit, në Gjilan është mbajtur sot tryezë me gratë e suksesshme dhe gratë ndërmarrëse nga Gjilani me temën “Roli i gruas shqiptare në mërgatë”.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, ka shfaqur zotimin se të gjitha kërkesat e grave ndërmarrëse do të trajtohen një për një, në mënyrë që t’u ndihmohet atyre që operojnë në Gjilan dhe të lidhin ura bashkëpunimi me gratë që veprimtaritë e  tyre të suksesshme i ushtrojnë nëpër shtetet evropiane.

Kryesuesja e Kuvendit, Shpresa Kurteshi Emini, është shprehur se Komuna, përpos që po i mbështetë dhe inkurajon vazhdimisht gratë që të merren me veprimtari biznesore, u ka besuar  pozita të rëndësishme në vendimmarrje.

Ndërsa, drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Valbona Tahiri, ka informuar se numri i grave ndërmarrëse ka shënuar rritje gjatë këtij viti me 77 gra, të cilat kanë regjistruar biznese, për dallim me vitin e kaluar që kanë qenë 66 sosh.

Ajo tha se gratë ndërmarrëse nga Gjilani janë shtresa më e çmuar e shoqërisë, përderisa i ka garantuar ato se Komuna do t’iu ndihmojë me të gjitha kapacitetet në aspektin e përgatitjes së dokumentacionit për të konkurruar për grante në agjencione të ndryshme të shteteve mike.

Përfaqësuesit e Komunës së Gjilanit janë zotuar në përkrahje dhe shqyrtim të këtyre kërkesave me seriozitetin më të madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test