Gjykata e Gjilanit ia shqipton një muaj paraburgim të dyshuarit që i kërkoi haraç një profesori

Gjilani

Gjykata e Gjilanit ia shqipton një muaj paraburgim të dyshuarit që i kërkoi haraç një profesori

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 15:20
Mustafa Bajrami

Gjykata Themlore në Gjilan, ka shqiptuar masën e dënimit -një muaj paraburgim, për të dyshuarin që kërkoi 35 mijë euro ose kokën e studiuesit të shkencave Islame, Mustafa Bajrami.

Ditë më parë Bajrami ka njoftuar përmes Facebook-ut se ka marrë një kërcënim të rëndë. Siç tha ai, iu kërkuan 35 mijë euro ose koka.

“Ose 35000 euro, ose koka. Ky ishte ultimatumi i deridjeshëm. Pas ndërhyrjes së një fytyre shumë të njohur publike në Kosovë (jo fytyrë politike), çmimi ka ra, por, sipas ndërmjetësuesit, gjithqysh diçka duhet paguar”, shkroi Bajrami.

Sot, zyrtarë nga Gjykata e Gjilanit konfirmuan se ndaj të dyshuarit u shqiptua masa e dënimit prej një muaji paraburgim.

“Është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji për të pandehurin në fjalë”, konfirmoi gjykata.

Sidoqoftë, Bajrami kishte deklaruar se sdo të japë asnjë cent nga kërcënimi që i është bërë. Për këtë ai kërkoi edhe ndihëm e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat