Haziri ka uruar haxhilerët e Gjilanit që u nisën për në Mekë - Bota Sot
Haziri ka uruar haxhilerët e Gjilanit që u nisën për në Mekë

Gjilani

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Haziri ka uruar haxhilerët e Gjilanit që u nisën për në Mekë

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 15:38
Foto nga takimi

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot kryetarin e Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, me rastin e udhëtimit të haxhilerëve nga kjo Komunë për në vendin e shenjtë, Mekë.

“Haxhilerëve, të cilët janë nisur në haxh, ju urojmë që të përfundojnë me sukses këtë detyrë dhe dashtë Zoti të kthehen shëndosh në shtëpitë dhe familjet e tyre. Lusim Zotin që t’ua pranoj haxhin”, ka thënë me këtë rast Haziri. Kurse, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe zotimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen për të mirën e  përgjithshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test