Gjilani mban debat kundër radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit - Bota Sot
Gjilani mban debat kundër radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit

Gjilani

E hënë, 22 tetor 2018

Gjilani mban debat kundër radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 15:57
Gjilani mban debat kundër radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit

Në Komunën e Gjilanit, sot është mbajtur debat me shoqërinë civile, rininë e partive politike dhe OJQ-ve, të organizuar nga organizata “Liza-R” e cila është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Paneli në përbërje të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kryetarit të Gjykatës Themelore, Ramiz Azizi, anëtarit të MR-së Muhamed Hyseni, Ganimete Gërbavcit nga MPB, Eldin Buzgoviq nga ICITAP dhe Xhevat Bajramit nga MKRS, kanë debatuar me të rinjtë për punën dhe angazhimet të cilat janë të parapara për këtë vit në mënyrë që rastet të cilat mund të identifikohen në Komunën e Gjilanit të marrin trajtimin profesional nga Mekanizmi Referues, me qëllim që të ruhet qetësia dhe siguria publike.

Kryetari i Komunës së Gjilanit ka konfirmuar edhe njëherë mbështetjen maksimale për Mekanizmin Referues dhe njëkohësisht ka falënderuar për angazhimin e tyre të vazhdueshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ICITAP-it, Ambasadës Amerikane, UNDP dhe të gjitha organizatat që kanë dhënë kontributin e tyre që pilot projekti i Gjilanit të jetë shembull ndërshtetëror dhe i domosdoshëm për trajtim fillestar të rasteve të ndryshme me elemente të radikalizmit dhe ekstremizmit.

“Gjilani është Komunë shembull sa i përket themelimit të Mekanizmit Referues për preventivë të rasteve të cilat janë me elemente të ekstremizmit që shpie në terrorizëm. Ne jemi edhe anëtarë të rrjetit global “Strong Cities Network”. Pilotimi i këtij projekti që është implementuar në Gjilan, me mbështetje të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ICITAP-it, Ambasadës Amerikane, UNDP-së dhe organizatave të tjera, ka treguar që rezultatet janë të prekshme. Kemi raste që tashmë janë trajtuar dhe janë me epilog pozitiv, tashmë të integruar plotësisht në jetën shoqërore. Natyra e këtyre rasteve është e ndryshme, por janë kryesisht me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale, shëndetësore, që janë shfrytëzuar prej rrjeteve të ndryshme për radikalizim të tyre”, ka thënë kryetari Haziri.

“Modeli sikur i Gjilanit, do të aplikohet edhe në Bosnje, Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni, por edhe vende të tjera. Ne mendojmë se roli i Mekanizmit ka qenë me shumë rëndësi, me vet faktin që modeli ynë po merret model edhe për vende të tjera. Debati i sotëm i organizuar nga “LIZA-R”, ka nxjerrë rolin e shoqërisë civile, ku të rinjtë, OJQ-të dhe shkollat, mund ta luajnë rolin e tyre ne rrethet ku jetojnë. Nuk po flasim vetëm për radikalizimin islam. Evropa sot është radikalizuar kundër refugjatëve, është radikalizuar politikisht kundër zgjerimit etj. Por edhe forma të tjera të radikalizmit që ne do të punojmë për preventivë dhe trajtim fillestar të rasteve”, ka përfunduar kryetari Haziri.

Kurse, kryetari i Gjykatës Themelore, Ramiz Azizi, drejtori i OJQ “Liza-R”, drejtori nga MKRS, Xhevat Bajrami, kanë potencuar se këto debate mundësojnë një komunikim të shtruar për një problematikë të vështirë që e ka prekur Republikën e Kosovës dhe njëkohësisht kërkohet një veprim i zgjeruar institucional, por edhe shoqëror. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test