Fillon ndërtimi i kapërderdhëses në pendën e Përlepnicës - Bota Sot
Fillon ndërtimi i kapërderdhëses në pendën e Përlepnicës

Gjilani

E shtunë, 20 tetor 2018

Fillon ndërtimi i kapërderdhëses në pendën e Përlepnicës

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 16:18
Fillon ndërtimi i kapërderdhëses në pendën e Përlepnicës

Ka nisur sot ndërtimi i kapërderdhëses në pendën e Përlepnicës, e cila po bëhet pas inicimit të kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri, me financim të Qeverisë së Kosovës.

Kryetari Haziri tha se penda e Përlepnicës për herë të parë në historikun e saj po hyn në fazën e sanimit.

Në fillimin e punimeve ka marrë pjesë kryetari Haziri, ish-nënkryetari i Gjilanit, aktualisht zëvendësministër i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu dhe drejtori i kompanisë regjionale të ujit “Hidromorava”, Muhamet Suliqi.

“Ka tri vite si komunë që kemi punuar shumë që të vijë ky projekt. Penda e Përlepnicës siguron ujin e pijshëm për 82 për qind e qytetarëve të Gjilanit, 24 orë e shtatë ditë.  Shpresoj që operatori do t’i përmbahet planit dinamik për ta realizuar me kohë”, tha Haziri.

Ndërsa, zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, pohoi zotimin e kryeministrit Ramush Haradinaj se çdo projekt i Gjilanit do të mbështetet me të gjitha mundësitë.

“Me kryeministrin dhe kryetarin e Gjilanit jemi duke punuar që shumë shpejt të fillojë studimi i fizibilitetit të qëndrueshmërisë së trupit të pendës këtu, e cila është jetike për qytetarët e Gjilanit”, tha Kadriu

Drejtori i kompanisë regjionale të ujit “Hidromorava”, Muhamet Suliqi,  shprehu besimin se punimet në ndërtimin e kapërderdhëses do të përfundojë brenda këtij viti sipas planit dinamik.

Ndryshe, komuna e Gjilanit së bashku me Qeverinë e Kosovës do të ndërtojnë edhe rrugën që çon te penda, ndërkohë që do të punohet në një plan rekreacioni në kodrat e Përlepnicës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test