Mbahet provimi pranues në Universitetin e Gjilanit

Gjilani

Mbahet provimi pranues në Universitetin e Gjilanit

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 09:53
Provimi pranues në Universitetin e Gjilanit

Në universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ka filluar të mbahet provimi pranues për studentë të rinj.

Universiteti “Kadri Zeka”, në afatin e plotësues,  për vitin akademik 2018-2019  të studimeve themelore – bachelor do të regjistrojë 666 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga  Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.

Sipas njoftimit të universitetit, shpallja e rezultateve preliminares do të bëhet, deri më 24.09.2018, ndërsa, rezultatet  përfundimtare do të bëhen, më së voni, deri më 28.09.2018

Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, brenda 48 orëve pas shpalljes së rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat