Paralajmërohen uzurpatorët e pronave komunale

Gjilani

Paralajmërohen uzurpatorët e pronave komunale

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 16:09
Sadudin Berisha

Drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, në Komunën e Gjilanit, Sadudin Berisha, ka kërkuar sot lirimin e pronave të uzurpuara nga paslufta e deri më sot, në mënyrë që ato të shfrytëzohen për interes të përgjithshëm, në të kundërtën do të veprohet me urdhëresa ekzekutive që do të koordinohen edhe me Drejtorinë e Inspeksionit.

Ai në një konferencë për media tha se në Gjilan janë evidentuar 37 raste të uzurpimeve të pronës publike nga paslufta e deri më sot.

“Ka një numër të uzurpatorëve që e kanë kthyer pronën vullnetarisht, por një pjesë e tyre ende jo. Një shembull i mirë është që kemi qytetarë të shumtë që kanë falur tokën për interesin publik, për realizim të projekteve të ndryshme dhe për këtë jemi falënderues, sepse kanë ndihmuar realizimin e projekteve”, ka potencuar Berisha.

Ai ka potencuar punën që bëhet në këtë drejtori dhe angazhimet tjera gjatë këtij 9-mujori, krahas detyrës zyrtare që nga matjet, caktimi i pikave për projekte të ndryshme publike, kthimi i përgjigjeve për qytetarë dhe procedimin e të dhënave, regjistrimin e pronave dhe aktivitete të shumta të cilat janë të përditshme.

“Për këtë periudhë kohore kemi lëshuar mbi 17 mijë produkte të ndryshme për qytetarë nga fusha të ndryshme të përgjegjësisë së gjeodezisë, kadastrës dhe pronës”, tha Berisha.

Ai ka thënë se periudha e mbetur e vitit do të shërbejë për realizimin e planifikimit të drejtorisë në kuadër të zhvillimit të projekteve publike, shërbimeve më të mira për qytetarët dhe vazhdimin e punës për rritjen e efikasitetit në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat