Ismaili në Spitalin e Gjilanit: Me projektligjin e ri mjekët do t’i kenë pagat më të mira - Bota Sot
Ismaili në Spitalin e Gjilanit: Me projektligjin e ri mjekët do t’i kenë pagat më të mira

Gjilani

E diel, 18 nëntor 2018

Ismaili në Spitalin e Gjilanit: Me projektligjin e ri mjekët do t’i kenë pagat më të mira

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 14:30
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar sot Spitalin e Gjilanit

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar sot Spitalin e Gjilanit ku në një takim që kishte me profesionistët shëndetësorë të këtij qyteti, i njoftoi ata nga afër për investimet që do të ndodhin në këtë spital.

“Në fazën e dytë të investimeve tona kapitale, do të kemi fokus të shtuar në Spitalet e Përgjithshme. Jemi duke krijuar një sistem shëndetësor më funksional, më të financuar, më mirë të paguar dhe të pajisur me aparaturë moderne. Edhe Spitali i Gjilanit, i cili për shumë vite është lënë pas dore, do të përfitoj nga kjo politikë me fokus shërbimet shëndetësore dhe qytetarin”, ka thënë ministri Ismaili.

Duke kërkuar nga profesionistët shëndetësorë që të jenë në ballë të reformave në shëndetësi, ministri Ismaili u tregoi atyre edhe për rritjen e pagave që të ndodhin për ta, porsa projektligji për paga të votohet në Kuvend.

“Për vite me radhë profesionistët tanë shëndetësorë nuk kanë marrë pagat që meritojnë. Kjo tani do të ndryshojë, porsa projektligji për pagat të votohet në Kuvend”, ka shtuar ai.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Nisret Hajrullahu, falënderoi ministrin Ismaili për mbështetjen e vazhduar të tij për këtë spital.

“Me mbështetjen e ministrit Ismaili kemi bërë disa investime ditëve të fundit në Spitalin e Gjilanit. Këto investime ministri nga siguroi që do të vazhdojnë edhe më tej dhe Gjilanit t’i sigurojmë një spital të denjë për shërbime shëndetësore”, tha ai.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test