Gjykata e Gjilanit dhe ajo e Lezhës pajtohen për bashkëpunim

Gjilani

Gjykata e Gjilanit dhe ajo e Lezhës pajtohen për bashkëpunim

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 18:37
Gjykata e Gjilanit dhe ajo e Lezhës

Një delegacion nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Gjykata Themelore e Gjilanit, po qëndron për një vizitë dy ditore në Shqipëri.

Delegacioni është pritur nga Kryetarja e Gjykatës Rrethit Gjyqësor të Lezhës, Ornela Naqellari, e cila fillimisht ka njoftuar mysafirët për strukturën e gjykatës dhe kushtet në të cilat punohet.

Me ketë rast, siç njofton zyra për informime  Gjykatës Themelore të Gjilanit. kryetarja Naqellari vlerësoi lartë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e eksperiencave ndërmjet dy gjykatave.

Ndërkohë Kryesuesi i KGJK-së, Idrizi fillimisht ka falënderuar kryetaren Naqellari për mikpritjen, ndërkohë ka ofruar edhe ndihmën për sistemin e gjykatave të Shqipërisë.

Me këtë rast, ai ka prezantuar Programin e Sistemit të Menaxhimit të Lëndëve SMIL, i cili sistem ka filluar që një kohë në gjykatat e vendit dhe është një nga sistemet më të avancuara.

“Gjithashtu ka njoftuar për reformat në legjislacionin e vendit që janë duke u bërë, si dhe projektin e financuar nga Bashkimi Evorpian, për shlyerjen nga evidenca penale.  Ndërsa, Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi ka thënë se bashkëpunimi mes dy gjykatave ka filluar që një kohë të gjatë, duke premtuar që ky bashkëpunim vetëm do të rritet edhe më shumë”, thuhet në njoftimin për media të Gjykatës Themelore në Gjilan.

Ndryshe në muajin maj të këtij viti Gjykata Themelore e Gjilanit dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Lezhës, kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit.

Pjesë e delegacionit kanë qenë edhe anëtarja e KGJK-së, Manushe Karaqi, Zëvendëskryetari i Gjykatës, Aziz Shaqiri, Shefi i Departamentit të Krimeve të Rënda, Agim Ademi, Shefi i Departamentit për të Mitur, Sahit Boroci, Shefja e Divizionit Civil, Mevlide Shabani dhe një pjesë e stafit administrativ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat