Gjilani paralajmëron realizimin e projektit “Shërbim në një vend” - Bota Sot
Gjilani paralajmëron realizimin e projektit “Shërbim në një vend”

Gjilani

E martë, 13 nëntor 2018

Gjilani paralajmëron realizimin e projektit “Shërbim në një vend”

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 11:38
Bekim Bajrami

Drejtoria e Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Gjilan ka paralajmëruar përgatitjet e mëdha për lansimin e projektit të rëndësishëm për qytetarët “Shërbim në një vend”.

Në një konferencë për media, Bekim Bajrami, drejtor i këtij resori, ka thënë se kjo po bëhet për t’iu mundësuar qytetarëve të Gjilanit që të pajisen me dokumentacion të ndërtimit në mënyrën më efikase të mundshme.

“Ky është projekt i përbashkët mes Drejtorisë së Urbanizmit dhe asaj të Administratës dhe  pritet të përfundoj në marsin e vitit të ardhshëm. Qytetarët do ta kenë shumë më të lehtë aspektin e procedurave për lejet e ndërtimit në momentin që fillojmë implementimin”, ka deklaruar Bajrami.

Ai ka pohuar se gjatë tre muajve të fundit është punuar shumë në respektimin e planit dinamik të PZHK dhe HZK.

“Gjatë kësaj periudhe Drejtoria e Urbanizmit është përkujdesur që të respektohet Plani Dinamik për Planin Zhvillimor Komunal. Kjo ka ardhur pas takimeve të vazhdueshme me të gjitha sektorët tanë të drejtorive komunale dhe kompanive publike. Në vazhdim do të fillojmë me fazën tjetër, dalja në terren dhe takimi me përfaqësuesit e të gjitha zonave të komunës”, ka thënë Bajrami.

I pari i Urbanizmit theksoi se ka filluar edhe projekti i rëndësishëm i shenjëzimit të rrugëve në tërë qytetin dhe fshatrat dhe do të përfundojë brenda afatit të paraparë.

“Ky projekt po realizohet në bashkëpunim me Agjencionin Kadastral të Kosovës dhe Autoritetin Norvegjez të Hartave”, ka pohuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test