Mbahet provimi pranues për master në Universitetin e Gjilanit

Gjilani

Mbahet provimi pranues për master në Universitetin e Gjilanit

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 17:17
Ilustrim

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, është mbajtur sot provimi pranues për studimet master, respektivisht për programin e-qeverisja, program ky i përbashkët mes Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Fakultetit Juridik dhe Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Kadri Zeka” dhe programin qeverisja lokale dhe shoqëria demokratike, program i përbashkët me Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.

Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Dukagjin Leka së bashku me stafin tjetër akademik të UKZ-së, kanë vizituar sallat ku janë mbajtur provimet pranues.

“Ata kanë parë nga afër gjithë këtë proces, ku fillimisht studentëve ju kanë dëshiruar suksese, derisa janë shprehur të kënaqur me mënyrën e organizimit të provimit pranues. Në programin E-Qeverisja dhe programin Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, UKZ do të regjistrojë 122 studentë të rregullt . Universiteti do të regjistrojë deri në 12% , përkatësisht deri 12 studentë të rregullt nga komunitetet jo shumicë. Në studimet postdiplomike- master, mund të pranohen edhe kandidatët nga Lugina e Preshevës. Numri i tyre do të jetë 10 studentë të rregullt nga Lugina e Preshevës”, thuhet në një komunikatë për media.

Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 15 tetor 2018 në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universiteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat