Gjilani fillon fushata “Respekto familjen për t’u respektuar”

Gjilani

Gjilani fillon fushata “Respekto familjen për t’u respektuar”

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 15:07
Foto

Në kuadër të parandalimit të dhunës në familje dhe mbrojtjen e shoqërisë në përgjithësi, sot në Gjilan ka nisur fushata “Respekto familjen për t’u respektuar”, organizuar nga Policia e Kosovës, OSBE dhe Komuna e Gjilanit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se ndjehet krenar për Mekanizmin komunal kundër dhunës në familje, i cili në përbërje ka anëtarë nga të gjitha institucionet dhe që bëjnë punë të madhe në uljen dhe vetëdijesimin kundër dhunës.

“Mekanizmi kundër dhunës në familje, po jep rezultatet e veta që kanë ndikuar në parandalim të çdo forme të dhunës në familje. Ne nuk jemi të kënaqur derisa nuk e kemi nivelin zero të dhunës në familje. Do të jemi pjesë e përkrahjes së kësaj fushate që të parandalohet çdo lloj dhune në familje, në mënyrë që të jemi një shoqëri e barabartë”, ka thënë Haziri.

Elmina Mahmuti, drejtoreshë e Policisë Regjionale në Gjilan, ka thënë se dhuna në familje nuk është problem vetëm i Kosovës, por problem global.

“Sot, në veçanti, kërkojmë nga burrat dhe gratë që ta përkrahin këtë fushatë dhe eksperiencën tuaj sot ta përcjellim në familjet tuaja dhe në shoqëri. Bisedoni në shoqëri, në shkollë, në universitet dhe lajmëroni dhunën sepse nuk prek vetëm dy veta në familje, por e prek në mënyrë zinxhirore tërë shoqërinë”, ka thënë ajo.

Shpresa Molliqaj, përfaqësuese e OSBE-së, e ka falënderuar kryetarin e Komunës dhe Policinë e Kosovës, për mbështetjen e kësaj fushate që ka qëllim kryesor vetëdijesimin e qytetarëve kundër dhunës në familje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat