Gjilani me rrethrrotullimin për të parandaluar aksidentet

Gjilani

Gjilani me rrethrrotullimin për të parandaluar aksidentet

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 11:06
Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka vizituar punimet tek rrethrrotullimi në pjesën hyrëse të Rrugës së Prishtinës.

Haziri ka thënë se me ralizimin e këtij projekti, do të parandalohen aksidentet dhe qarkullimi i veturave do të jetë më i lehtë.

“Ky vend ka qenë problematik dhe janë shkaktuar shpesh aksidente. Me bashkëpunëtorët kemi vendosur që ta bëjmë këtë rrethrrotullim i cili besojmë shumë që do të ndikojë në parandalim të aksidenteve dhe qarkullim më të lehtë të veturave”, tha Haziri.

Sipas një komunikate të komunës së Gjilanit, Haziri ka paralajmëruar se së shpejti do të fillojnë punimet për ndërtimin e mbikalimit në vendin e quajtur “Te tuneli” për të krijuar siguri më të madhe për këmbësorët.

Përndryshe, realizimi i këtyre dy projekteve të rëndësishme kap vlerën e afro 140 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat