Të rinjtë vitias u njoftuan rreth projektit “Të rinjtë në Agrobiznes-Regjioni Ekonomik Lindor”

Gjilani

Të rinjtë vitias u njoftuan rreth projektit “Të rinjtë në Agrobiznes-Regjioni Ekonomik Lindor”

Nga: Aziz Zuka Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 16:40
Pamje nga takimi ne Viti

 

 Në Viti, është mbajtur sot një takim me të rijnë vitias të cilët për së afërmi janë njohur mbi projektin "Të rinjtë në Agrobiznes-Regjioni Ekonomik Lindor" i cili financohet nga Bashkimi Evropian, menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatohet nga Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me komunat e tjera nga Regjioni Lindor.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë këtij takimi ka mbajtur një fjalë rasti dhe potencoi se Komuna e Vitisë, ka potenciale të mira për zhvillimin e sektorëve të ndryshme bujqësorë dhe ju bëri thirrje të rinjve vitias që të merren me bujqësi, pasi që do ta kenë edhe mbështetjen e Komunës së Vitisë, por edhe të partnerëve të saj me të cilën po realizohen projekte të ndryshme të cilat mundësojnë rritjen e sektorëve të ndryshme bujqësor.

Përndryshe në këtë takim kanë marrë pjesë të rijnë dhe të reja vitias por edhe nxënës të Shkollës së Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti të cilët janë njohur për së afërmi me projektin “ Të rinjtë në Agrobiznes-Regjioni Ekonomik Lindor” i cili për qëllim ka punësimin fitimprurës dhe gjenerimi e të ardhurave për të rinjtë në fushën e agrobiznesit të Rajonit Ekonomik Lindor. Gjithashtu u bë me dije se vëmendje të veçantë do t'i jepet sigurimit të zhvillimit të shkathtësive dhe kapacitetit, mundësitë për zhvillimin e agrobiznesit për mbështetjen e TIK-ut dhe Rrjetin Rinor në Agrobiznes si dhe rritja e punëkërkuesve duke përgatitur ata në mënyrë adekuate për profesionet e kërkuara në treg. Gjatë këtij u theksua se përmes këtij projekti do të bëhet edhe përmirësimi i aftësive të grupeve të synuara dhe cilësinë e trajnimeve në vendin e punës si dhe do të ndikoj edhe në përmirësimin e sipërmarrjes dhe krijimin e vetëpunësimit të të rinjve dhe grave.

Përndryshe me këtë projekt synohet të përfshihen të rijnë nga mosha 18 deri në 30 vjeç, ku do të mbahen edhe trajnime të ndryshme për ta.

Gjithashtu në këtë takim ka marrë pjesë edhe Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i cili i njoftoj pjesëmarrësit në këtë takim mbi punën që po bënë Komuna e Vitisë, konkretisht DBPZHR për përkrahjen e fermerëve vitias në veçanti atyre të moshës së re.Aziz Zuka

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat