Dhuna ndaj gruas shkatërron shoqërinë

Gjilani

Dhuna ndaj gruas shkatërron shoqërinë

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 14:35
Me moton “Dhuro buzëqeshje, fal dashuri”, sot është shënuar aktiviteti kundër dhunës në familje që në Gjilan

Me moton “Dhuro buzëqeshje, fal dashuri”, sot është shënuar aktiviteti kundër dhunës në familje që në Gjilan në mënyrë simbolike kjo ditë, duke promovuar tolerancën në familje dhe ngritjen e pozitës së gruas në shoqëri, si pjesë e barabartë e shoqërisë.

Në këtë aktivitet gjithashtu është potencuar se dhuna ndaj gruas është shkatërrimtari i fuqishëm i familjes dhe njëkohësisht edhe i shoqërisë.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Shpresa Kurteshi-Emini, ka thënë se dhuna në familje është një dukuri shqetësuese me të cilën duhet të merren të gjithë së bashku.

“Komuna e Gjilanit dhe shoqëria civile, janë vazhdimisht të angazhuara për një shoqëri të barabartë dhe për perspektivë më të madhe për gratë. Kjo është një detyrë e jona e përbashkët që nga bashkëshortët, institucionet e deri te shoqëria, që të kujdesemi për pozitën më të mirë të raporteve burrë-grua, pasi vetëm me eliminimin e dhunës në familje mund të shënohen hapa të ecjes përpara dhe promovimin e vlerave të mirëfillta”, ka thënë Kurteshi-Emini.

Ndërkohë, mbrëmë para publikut gjilanas është mbajtur shfaqja teatrale “Drejt Paqes”, e cila është përgatitur me regji dhe skenar të Qëndrim Kqikut dhe ka trajtuar gjendjen aktuale të rinisë dhe raporteve që kalojnë në familje gratë, të cilat preken nga dhuna në familje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat