Haziri: Dëshmorët dhanë vulën e historisë për këto ditë të bardha

Gjilani

Haziri: Dëshmorët dhanë vulën e historisë për këto ditë të bardha

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 15:31
Institucionet komunale në krye me Lutfi Hazirin, kanë bërë sot homazhe tek varrezat e dëshmorëve

Institucionet komunale në krye me Lutfi Hazirin, kanë bërë sot homazhe tek varrezat e dëshmorëve në nderim të jetës dhe veprës se tyre heroike.

“Ky 28 Nëntor shënon gjithçka që lidhet me vitin e madh të Skënderbeut, që në Gjilan i është dedikuar edhe 40-vjetorit të Rexhep Elmazit, 80-vjetorit të bibliotekës së qytetit e 45 –vjetorit të Radio Gjilanit. Natyrisht, mbetetet sublimim i këtij viti të madh 50-vjetori i demonstratave për flamur, për të drejta për liri dhe barazi”, ka thënë pas homazheve Haziri.

Ai theksoi se dëshmorët, heronjtë, martirët dhanë vulën e historisë për këto ditë të bardha.

“Sot Gjilani është më mirë se vitin e kaluar dhe do të vazhdojmë t’i respektojmë  dëshmorët, heronjtë, martirët dhe kryengritësit e mëdhenj të Karadakut dhe Gollakut, të cilët dhanë vulën e historisë për këto ditë të bardha. Do të vazhdojmë edhe me aktivitete të tjera në shenjë nderimi”, tha Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat