Komuna e Gjilanit dhe AR Katana bëjnë me shtëpi familjen e Bajram Salihut

Gjilani

Komuna e Gjilanit dhe AR Katana bëjnë me shtëpi familjen e Bajram Salihut

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 19:41
Komuna e Gjilanit dhe AR Katana bëjnë me shtëpi familjen e Bajram Salihut

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me donatorin kompaninë e ndërtimit “AR Katana”, kanë inauguruar shtëpinë e radhës për familjen katër anëtarëshe të Bajram Salihut nga Livoçi i Epërm.

Çelësat e shtëpisë zyrtarisht ia kanë dorëzuar kësaj familje kryetari i Komunës, Lutfi Haziri dhe pronari i “AR Katana”, Muhamet Ajrullahu.

Kryetari Lutfi Haziri me këtë rast apeloi të vazhdohet me shembuj të tillë edhe në të ardhmen.

“Jemi afër numrit 100 të shtëpive të ndërtuara, dhe rinovuara dhe jam shumë i lumtur që kemi arritur ta zbusim gjendjen e kësaj kategorie”, tha ai.

Pronari i kompanisë  “AR Katana”, Muhamet Ajrullahu, ka njoftuar se shtëpia e Bajram Salihut është numër 27 që e kanë ndërtuar për familjet në nevojë. Ndërsa, përfituesi i shtëpisë, Bajram Salihu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për aksionin dhe donatorin Muhamet Hajrullahu që familjen e tij e bënë me kulm mbi kokë. 

Ndryshe, Komuna e Gjilanit së bashku me donatorët është duke ndërtuar edhe shtëpinë e dytë në Livoç të Epërm, ndërsa ka paralajmëruar edhe ndërtimin e dy shtëpive tjera në Verbicë të Zhegocit dhe Gumnishtë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat