Në Viti u mbajtë debati me temë “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

Gjilani

 Në Viti u mbajtë debati me temë “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

Nga: Aziz Zuka Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 16:53
Debati kundër dhunës në familje dhe ndaj grave

Në fjalën e tij, zv. kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ka thënë se dhuna në familje është një fenomen që dukshëm vazhdon të përjetohet ne trevat tona, me intensitet që ende është mjaft i ndërlikuar dhe duhet të na brengos të gjithëve

Në kuadër të fushatës kundër dhunës ndaj grave, në Viti është mbajtur sot një takim me temë “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. Kjo është një fushatë Globale që organizohet çdo vit dhe fillon në 25 Nëntor, Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Kundër Grave dhe përfundon në 10 Dhjetor në Ditën e të Drejtave të Njeriut, u tha nga organizatorët.

 Në fjalën e tij, zv. kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ka thënë se dhuna në familje është një fenomen qe dukshëm vazhdon te përjetohet ne trevat tona, me intensitet që ende është mjaft i ndërlikuar, por fillimisht ngërthen në vetvete disa anë të mprehta të zhvillimit historiko-social.

“Institucionet komunale të Vitisë, kanë qenë mjaft të angazhuara dhe të përkushtuara në parandalimin e këtij fenomeni, ku për këtë kemi aprovuar Strategjinë Komunale kundër dhunës në familje, si dhe planin e veprimit, i cili plan ka një sërë aktivitetesh.

Po ashtu, kemi themeluar Mekanizmin Koordinues kundër dhunës në familje në përbërje të të gjitha institucioneve, që trajtojnë këtë çështje, i cili mekanizëm ka për synim parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje”, ka thënë zv. kryetari Aliu. Ai ka siguruar se institucionet komunale gjithherë do të jenë të përkushtuara në parandalimin e kësaj dukurie mjaft të rrezikshme për shoqërinë tonë.Aziz Zuka

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat