Ndotja e mjedisit, ngrihet padi kundër dy personave në Gjilan

Gjilani

Ndotja e mjedisit, ngrihet padi kundër dy personave në Gjilan

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 18:15
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve RR.V. dhe L.LL., për shkak të veprës penale ‘ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit.

Sipas aktakuzës, që nga fillimi i vitit 2014, deri në muajin nëntor 2018, në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), në Novobërdë, të pandehurit si persona zyrtarë dhe në kundërshtim me ligjin, kanë bërë ndotjen dhe degradimin e ajrit, ujit dhe tokës.

Të pandehurit, pa leje nga organet kompetente, si dhe duke angazhuar personel nga QKMF, kanë asgjësuar mbetjet medicinale dhe barnave të llojeve të ndryshme me afat të skaduar, duke i djegur, me ç’rast është shkaktuar rrezik i madh për jetën dhe shëndetin e njerëzve, botën bimore dhe shtazore.

Prokuroria i ka propozuar gjykatës që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për këtë vepër penale dhe t’i gjykojë sipas ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat