Dënohet me kusht i akuzuari për ryshfet

Gjilani

Dënohet me kusht i akuzuari për ryshfet

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 11:28
Reshat Bajrami

Reshat Bajrami, i akuzuar për dhënie ryshfeti ndaj rojes së pyellit , u dënua sot nga gjykata e Gjilanit.

Gjyqtari i vetëm gjykues Islam Thaqi, njoftoi se të akuzuarit në fjalë i ka shqiptuar dënim me burgim prej 90 ditëve me kusht që brenda dy viteve, mos të kryej vepër të re penale.

Për shkak se i akuzuari ka dëshmuar që është me gjendje të rëndë sociale, gjykata e ka liruar atë nga pagimi i shpenzimeve të procedurës gjyqësore, njoftoi gjyqtari Thaqi.

Si rethanë lehtësuese gjykata mori për bazë pranimin e fajësisë nga i pandehuri dhe faktin se ai është penduar për veprën e kryer dhe se, ka dëshmuar që është shfrytëzues i asistencës sociale, tha në fund të njoftimit gjyqtari Islam Thaqi.

Në seancën e kaluar Bajrami kishte pranuar vullnetarisht fajësinë për këtë vepër penale, duke i kërkuar trupit gjykues që t’ja shqiptojë një dënim sa ma të butë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat