BERZH konfirmon mbështetjen ndaj Gjilanit për impiantin

Gjilani

BERZH konfirmon mbështetjen ndaj Gjilanit për impiantin

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 15:53
Lutfi Haziri dhe Neil Taylor

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka konfirmuar sot mbështetjen ndaj Komunës së Gjilanit për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza dhe për projektet tjera.

Konfirmimi ka ardhur në takimin e zhvilluar mes kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe Neil Taylor, shef i zyrës së BERZH në Kosovë.

Në takim u tha se projektet për të cilat kërkohen mbështetje do të ndikojnë në përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës publike, duke e bërë komunën një vend atraktiv për tërheqje të investuesve vendorë dhe të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat