Kosova është anëtare e re e sportit të golfit

Golf

Kosova është anëtare e re e sportit të golfit

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 16:55
Kosova është anëtare e re e sportit të golfit

Kryetari i Federatës së Mini-golfit të Kosovës, Lavdim Zylfiu, ka pranuar një letër domethënëse nga Carlo Farioli. “Kam pranuar letër nga presidenti i IPPA (International Pitch and Putt Association) Carlo Farioli i cili në diskutim me Bordin e IPPA ka shqyrtuar kërkesën e Federatës së Golfit të Kosovës për t’u bërë anëtare në këtë organizatë dhe tani e tutje jemi anëtari më i ri i kësaj organizate sportive të lojës së golfit.

Bordi i IPPA-s është i impresionuar me fondin e lojtarëve që ka në dispozicion Federata e Golfit e Kosovës dhe në mënyrë urgjente iu është përgjigjur kërkesës sonë me konsideratën më të lartë.

Anëtarësimi në këtë organizatë hap dyert e pjesëmarrjes së golfistëve nga Kosova në garat të cilat i organizon IPPA në 28 shtete të botës dhe gjithashtu i hap rrugën Federatës sonë për tu anëtarësuar në EGA (European Golf Association) si organizata më e lartë e Golfit në botë, sepse me automatizëm do bëhemi edhe anëtar në R&A. 

Federata e Golfit e Kosovës ka në dispozicion aktualisht mbi 30 lojtar të Golfit, prej tyre katër lojtar profesional dhe kjo e bënë Federatën tonë si njërën nga Federatat më të fuqishme të Golfit në rajon dhe në ish territorin e Jugosllavisë.

Në ditët në vijim Kryetari dhe unë si Sekretar i Federatës do ta kemi një takim me Ministrin e MKRS -së Kujtim Gashi për ta informuar Ministrin me planin dhe objektivat e Federatës sonë, mbi të gjitha çështjen e ndërtimit të fushës së parë të Golfit në Kosovë pasi që pas 11 vite punë dhe angazhim maksimal, më në fund i kemi gjetur donatorët dhe burimet njerëzore të kualifikuara për ta realizuar projektin më bashkëkohor në Kosovën e pas luftës.
Federata e Golfit e Kosovës ka aplikuar për licencë në Departament të sportit të MKRS dhe presim shumë shpejt të pajisemi me licencën dhe me mbështetjen financiare nga MKRS, por edhe nga Ministria e Integrimeve evropiane, nga Ministria e punëve të jashtme si dhe ajo e Diasporës. Gjithashtu në Shtator do të organizohet gara e parë Kombëtare në Gjermani ku do të mblidhen së paku 30 lojtar të golfit për ta shkruar historinë e këtij sporti Olimpik në Heitlinger Golf Resort.  

Aktualisht lojtarët e Federatës së Golfit të Kosovës kanë në dispozicion në shfrytëzim gratis fusha të Golfit në Austri, Gjermani dhe Zvicër, me një përkrahje të madhe nga komuniteti i Golfit nga shtetet e lart cekura, andaj besojmë fuqishëm së Ministri i MKRS do të na mbështes fuqishëm në sfidat tona në vijim”, ka thënë Zylfiu.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat