Grabovci: Kosova në golf përbëhet nga lojtarë të njohur nga diaspora jonë

Golf

Grabovci: Kosova në golf përbëhet nga lojtarë të njohur nga diaspora jonë

Nga: K.G. Më: 26 gusht 2020 Në ora: 19:33
Grabovci: Kosova në golf përbëhet nga lojtarë të njohur nga diaspora jonë

Kryetari i Federatës së Minigolfit të Kosovës, Lavdim Zylfiu, sot është taku me Arbër Grabovcin, zv/ministër i Ministrisë Kulturës, Rinisë dhe të Sportit të Kosovës. Grabovci dhe Zylfiu biseduan për shumë çështje në interes të sportit.

“Me kënaqësi, prita sot në takim sekretarin e përgjithshëm të Federatës së Golfit të Kosovës, z. Lavdim Zylfiun, me të cilin bashkëbiseduam rreth mundësisë së licencimit të Federatës së Golfit dhe organizimit të mirëfillt të aktiviteteve në këtë sport tek ne.

Përfaqësuesja e Kosovës në Golf përbëhet nga lojtarë të njohur nga diaspora jonë, pasi që ata kanë bërë karrierë sportive në vendet me eminente europiane.

Përfaqësuesja e Kosovës pritet që në fillim të vitit të ardhshëm të jetë pjesë e turneut “Ballkan Open” në Turqi, e që do të jetë njëri nga aktivitetet më të rëndësishme për këtë federatë, që pretendon të prezantohet me suksese përballë përfaqësueseve rivale”, shkruan Grabovci.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat