Tottenhami ka krijuar vrima golfi në fushë për Balen

Golf

Tottenhami ka krijuar vrima golfi në fushë për Balen

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 11:09
Tottenhami ka krijuar vrima golfi në fushë për Balen

Sergio Reguilon ka zbuluar se Tottenhami ka krijuar vrima të veçanta golfi në fushën e stërvitjeve, posaçërisht për Gareth Bale, pas kthimit të tij në klub prej Real Madridit.

Bale iu ribashkua Tottenhamit nga Real Madridi këtë verë, pas një marrëveshjeje për huazim njëvjeçar.

Ylli uellsian vuajti në Madrid në dy vjetët e fundit, sidomos me gjendjen fizike, gjë që bëri që trajneri Zinedine Zidane të mos llogarisë më në shërbimet e tij.

Përkushtimi i tij ndaj Madridit u vu në dyshim seriozisht për shkak të dashurisë së tij të dëshmuar për lojën e golfit dhe i tërboi tifozët madrilen kur e mbajti në dorë një baner me mbishkrimin: “Golfi, Uellsi, Madridi”, pas një ndeshjeje me kombëtaren e vet.

Reguilon, i cili u largua nga Reali dhe bashkë me Bale iu bashkua Tottenhamit, thotë se uellsiani është shumë më i kënaqur në Angli sesa në Spanjë.

“Ai më duket ndryshe tani. Gjuha është gjithçka për të. Ai e flet mirë spanjishten, jo keq, paksa si unë anglishten, por në bazë të komunikimit, gjesteve, ai duket më i lumtur në Angli. Nuk e di nëse do të kthehet në Madrid”, tregoi ai.

“Befasia më e madhe për mua është se në fushën stërvitore në Spurs ka vrima golfi. Unë i pyeta për këtë dhe ata më thanë se ishin bërë për të. Ato janë vrima të shkurtra. Nuk mund ta besoja”, shtoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat