Aksident i rëndë, futet menjëherë në operacion Tiger Woods

Golf

Aksident i rëndë, futet menjëherë në operacion Tiger Woods

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 21:48
Aksident i rëndë, futet menjëherë në operacion Tiger Woods

Superylli i golfit Tiger Woods, ka pësuar aksident me veturën e tij të martën në mëngjes.

Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe menjëherë është detyruar të hyjë në sallë të operacionit.

Woods, i cili ishte personi i vetëm në automjet, ishte nxjerrë me vështirësi nga vetura, që ishte dashur ta prisnin një pjesë të automjetit.

Ai u nxor nga zjarrfikësit dhe ndihmësmjekët e Los Angeles County, dhe më pas u transportua në një spital lokal me ambulancë.

Agjenti i Woods, Mark Steinberg, i tha “Golf Digest”: “Tiger Woods kishte një aksident me një makinë këtë mëngjes në Kaliforni, ku ai pësoi dëmtime të shumta në këmbë”.

“Ai aktualisht është në operacion dhe ne ju falënderojmë për privatësinë dhe mbështetjen tuaj,” tha Steinberg.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat