Woods është me fat që është gjallë

Golf

Woods është me fat që është gjallë

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 11:44
Woods është me fat që është gjallë

Kampioni i golfit, Tiger Woods, ka nisur të reagojë pasi iu nënshtrua një operacioni intensiv të martën.

Woods u aksidentua me makinën e tij në Kaliforni. Policia thotë se ai është me fat që është gjallë.

45-vjeçari pësoi dëmtime të rënda në këmbën e majtë. Mjekët i kanë futur një shufër metalike në këmbë, ndërsa operacioni rezultoi me sukses.

Makina e Woods u rrotullua disa herë. Zjarrfikësit u desh të sharrojnë makinën për të nxjerrë sportisin e njohur.

Raportohet se Woods ishte me nxitim dhe po i jepte makinës me shpejtësi. Mediat kanë publikuar edhe momentet kur makina e tij po kalonte në rrugë.

Sportisti është arrestuar në vitin 2017, pasi përplasi makinën e tij në Florida në gjendje të dehur.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat