Presidenti i Federatës së Mini-Golfit, Lavdim Zylfiu: Një medium si ‘Bota sot’, meriton shumë respekt 

Golf

Presidenti i Federatës së Mini-Golfit, Lavdim Zylfiu: Një medium si ‘Bota sot’, meriton shumë respekt 

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 22:41
Presidenti i Federatës së Mini-Golfit, Lavdim Zylfiu: Një medium si ‘Bota sot’, meriton shumë respekt 

Presidenti i Federatës së Mini-Golfit të Kosovës, Lavdim Zylfiu, po ashtu edhe nënpresident i Federatës së Golfit të Kosovës, uron 26 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Zylfiu e vlerëson lartë kontributin e “Bota sot” që po jep në çdo sferë, sidomos në shërbim të sportit.

“Një medium si ‘Bota sot’ i cili ka arritur të mbijetojë për 26 vite meriton shumë respekt sepse ka kontribuar shumë në shtyllën e katërt shtetërore pa të cilën nuk ka zhvillim të demokracisë në asnjë shoqëri. 

Uroj që ‘Bota sot’ të arrijë t'i mbijetojë dhe të arrijë suksese edhe në dekadat e ardhshme duke rrumbullaksuar amanetin e ish kolegëve dhe duke i dhënë ngjyrë ngjarjeve më të mira që pritet të ndodhin në të ardhmen në Kosovë dhe mbarë trojet shqiptare”, uron Lavdim Zylfiu.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat