Interesohen për të ndërtuar një fushë të golfit në Kosovë

Golf

Interesohen për të ndërtuar një fushë të golfit në Kosovë

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 12:39
Interesohen për të ndërtuar një fushë të golfit në Kosovë

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka pritur biznesmenët shqiptarë nga Gjermania, Nexhat Beqiri dhe Saimir Kasemi, të cilët kanë shfaqur interesimin për të ndërtuar një fushë të golfit në Kosovë.

Presidenti Krasniqi, duke falënderuar biznesmenët për vizitën, i ka inkurajuar të investojnë në infrastrukturën e golfit, pasi me këtë do të kontribuonin në zhvillimin e këtij sporti dhe sportistëve tanë, të cilëve ende iu mungon një fushë e tillë në Kosovë.

Pikërisht biznesmeni Beqiri kishte sponsorizuar mbajtjen e Kampionatit të Kosovës në Golf, që muajin e kaluar u mbajt në Gjermani, e ku i pranishëm ishte edhe presidenti Krasniqi.

Ky është një lajm i mirë për komunitetin e golfit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat