Bojkotojnë

Golf

Bojkotojnë

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 12:37
Carlos Nuzman

Virusi Zika që ka përfshirë vendet e Amerikës ka krijuar jo pak panik te sportistët por dhe tifozët në prag të Olimpiadës së Rio 2016. Disa sportistë kanë bojkotuar Olimpiadën duke deklaruar se nuk do të marrin pjesë pikërisht për shkak të këtij virusi, ku më të shumtit janë ata të golfit, teksa shumë emra të mëdhenj pritet të mungojnë në Rio. Sipas shefit të Aktvitetit, Carlos Nuzman më shumë sesa virusi zika mungesa e golfistëve me emër ka të bëjë me mungesën e shpërblimeve për fituesit e medaljeve. Sipas Nuzmanit, virusi Zika është më i përhapur ne Florida sesa në Rio, por golfistët luajnë në Florida ndaj për të arsyeja e vërtetë është mungesa e shpërblimeve. Gjithsesi, golfistët nuk janë të vetmit që kanë bojkotuar turneun pasi të njëjtën gjë bënë të shtunën dhe dy emra të njohur të tenisit botëror, Milos Raonic dhe Simona Halep, që deklaruan se nuk do të jenë në Rio de Janeiro për shkak se i druhen infektimit me virusin Zika. Virusi Zika transmetohet nga mushkonjat dhe pasojat e tij nuk ndikojnë drejtpërdrejtë në shëndetin e të prekurit, por krijojnë deformime te foshnjat e lindura nga personat e prekur nga ky virus.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat