Washington ndal serinë e fitoreve të Boston - Bota Sot
Washington ndal serinë e fitoreve të Boston

Golf

E hënë, 15 tetor 2018

Washington ndal serinë e fitoreve të Boston

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 17:52
Boston Bruins

Boston Bruins ndali në 3 serinë e fitoreve radhazi në ligën amerikane të hokejit në akull, me ekipin nga Massachusets që u mund 4-3 nga Washington Capitals në “Verizon Center”, pas një ndeshje shumë emocionuese, të cilën vendasit e menduan të thjeshtë. Justin Williams, që kishte shënuar vetëm 2 gola në 24 ndeshje shpërtheu në periodën e parë duke realizuar dy herë në portën e Bruins. Në fillimin e pjesës së dytë, Daniekl Winnik coi rezultatin në 3-0 duke krijuar përshtypjen e një ndeshje të mbyllur, por Boston nuk u dorëzua dhe Daniel Pastrak u përgjigj me një dy golësh duke shkurtuar diferencën në 3-2.

Në pjesën e tretë të lojës, Boston arriti të cojë ndeshjen në kohën shtesë falë golit të barazimit të Colin Millerit. Gjithsesi fitoren që nuk mori dot në kohën e rregullt, Washington e arriti në kohën shtesë kur arriti të shënojë golin e 4-3 me Nicklas Backstrom. Në ndeshjen tjetër Minnesota arriti gjithashtu një fitore të ngushtë ndaj kanadezëve të Toronto Maple Leafs, të cilët I mundi me rezultatin 3-2.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test