Para 30 vjetësh kënaqej duke luajtur me lodra, por sot nuk e ka at luks sepse ka një mijë e një presione me sportin e minigolfit, për faktin se synon të organizojë sa më shumë aktivitete dhe të arrijë me Kosovën në piedestalin sa më të lartë qoftë ndërkombëtar.
Ky është Lavdim Zylfiu, kryetar i Federatës së Minigolfit të Kosovës apo siç njihet si njeriu që nuk i përton punës, ka fanatizëm dhe kërkon sa më shumë në këtë sport që ka një reputacion në shtetet e zhvilluara evropiane e botërore. Lavdimi kur ishte 4 vjeç, pra në vitin 1988 dhe tani si kryetar federate.