Në Prishtinë mbahet seminari i parë ndërkombëtar i Mini-golfit

Golf

Në Prishtinë mbahet seminari i parë ndërkombëtar i Mini-golfit

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 14:21
Në Prishtinë mbahet seminari i parë ndërkombëtar i Mini-golfit

Federata e Mini-golfit të Kosovës ka mbajtur gjatë ditës së sotme seminarin e parë ndërkombëtar të këtij sporti.

Drejtori sportiv i Federatës Botërore të Mini- golfit, Pasi Aho  ka treguar qëllimin e seminarit, duke thënë se është ndarë i kënaqur me interesimin e qytetarëve për këtë seminar.

Aho: Jam ardhur këtu që të shpjegojë mbi teknikat e lojës së minigollfit

“Kam ardhur këtu që të shpjegojë mbi teknikat, lojën e minigollfit dhe karakteristikat e tij, i cili është një sport jo shumë i zakonshëm, meqë është i barabartë mes dy gjinive, dhe është i barabartë si të thuash deri në fund të jetës, mund ta lozësh, për dallim prej sporteve tjera që kërkojnë një përgatitje tjetër”, tha ai.

Drejtori i Federatës së Minigolfit të Kosovës, Lavdim Zylfiu, ka treguar se ky seminar është organizuar në mbështetje  të Federatës Botërore të Minigolfit.

Zylfiu: Ky seminar organizohet me mbështetje të Federatës Botërore të Minigollfit

“Ne jemi Federata e cila 1/3 e mbështetjeve financiare që kemi pasur ndër vite kanë qenë jashtë sektorit qeveritar, pra kanë qenë në sektorin privat. Ky seminar organizohet në mbështetje financiare të Federatës Botërore të Minigollfit, mirëpo që kjo mbështetje, neve do të na ndihmojë që t’i grumbullojmë disa pikë ekstra në radhitjen që do të bëhet pas disa jave në kategorizimin e Federatave Sportive në Kosovëm në mënyrë që të grumbullojmë sa më shumë pikë, për të arritur buxhetin vitin e ardhshëm, tha Zylfiu.

Tutje Zylfiu për Kosova Press ka thënë se më këtë seminar federata po i kryen tri detyrime.

Zylfiu: Me këtë seminar ne po i kryejmë tri detyrime

“Me mbajtjen e këtij seminari ne po i kryejmë tri detyrime. Detyrimi i parë është që si drejtor i Federatës, jam i obliguar me statut që të bëjë zhvillimin e minigollfit, pra në nivelin sa më të lartë të mundshëm në cdo aspekt. E dyta është që kërkesa nga Komiteti Olimpik përkatësisht Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që këtë vit me rastin e kategorizimeve të sporteve ne kemi pasur këtë mangësi do të thotë, organizimin e seminarit të tillë. Dhe e treta të përmbushim edhe një obligim ligjor në bashkëpunim me Federatën Botërore dhe po tregohemi që jemi aktiv në rrugën tonë drejt synimeve të ardhmen që kemi. Pra po i mbysim tre zogj me një guri”, ka shtuar Zylfiu.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat