Komuna e Gostivarit ka një apel për qytetarët

Gostivari

Komuna e Gostivarit ka një apel për qytetarët

Më: 29 janar 2019 Në ora: 13:17
Gostivar

Me qëllim të pastrimit efikas të borës, Komuna e Gostivarit apelon deri te të gjithë qytetarët që t’i largojnë automjetet nga rrugët, rrugicat, trotuaret dhe sipërfaqet tjera publike.

Shërbimet komunale në koordinim me ndërmarrjet publike, operatorin ekonomik për mirëmbajtje dimërore dhe policinë, do t’i ndërmarrin të gjitha masat e parapara me ligj dhe në përputhje me kompetencat e tyre, kundër të gjithë personave fizikë dhe juridikë që nuk do t’i përmbahen këtij apeli.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat