Babai nga Gostivari: Vetë e kam nxjerrë djalin tim nga autobusi - Bota Sot
Babai nga Gostivari: Vetë e kam nxjerrë djalin tim nga autobusi

Gostivari

Babai nga Gostivari: Vetë e kam nxjerrë djalin tim nga autobusi

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 09:30
Pamje nga aksidenti

Një prind nga Gostivari, në vendin e ngjarjes ku ndodhi tragjedia, tha se djalin e tij e ka nxjerrë me duart e veta nga autobusi që është rrokullisur.

“Vetë e kam nxjerrë djalin tim nga autobusi. Ai më thirri në telefon dhe vetëm tha: nuk e di se çfarë ka ndodhur, kemi pasur një aksident. Unë menjëherë jam nisur nga Gostivari në Karpalak dhe nxora djalin tim nga autobusi". 

Kështu rrëfen ngjarjen babai i njërit prej djemve të plagosur në tragjedinë që ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë, ku humbën jetën 14 persona dhe mbeten të plagosur 32 të tjerë, katër prej të cilëve luftojnë për jetë.

Ndryshe nga ai, shumë qytetarë nga Gostivari që erdhën në vendin e ngjarjes nuk gjetën të dashurit e tyre.

Për shkak të tragjedisë së madhe që ndodhi dje në orët e pasditës në rrugën Shkup-Tetovë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme ka njoftuar se datat 14 dhe 15 shkurt do të jenë ditë zie.

Deri tani është regjistruar edhe viktima e 14-të.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...