Nga ujrat e Vardarit nxiret trupi i pajetë i një 20 vjeçari

Gostivari

Nga ujrat e Vardarit nxiret trupi i pajetë i një 20 vjeçari

Më: 23 mars 2019 Në ora: 13:41
Vardar

Është gjetur trupi i pajetë i një personi mashkull, në të 20-tat, që mbrëmë u raportua se ka rënë në ujrat e lumit Vardar, në qytetin e Gostivarit.

Sipas të dhënave më të reja, trupi i pajetë është gjetur në mes të fshatrave Forinë dhe Çegran.

Në vendin ku është gjetur trupi është kryer ekspertizë nga një prokuror publik dhe ekip policorë. Trupi është dorëzuar për obduksion dhe pritet të vërtetohet nëse në trupin e të riut ka shenja dhune.

Jozyrtarisht, SPB e Tetovës bëri të ditur se bëhet fjalë për personin J.M.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat