Arrestohen dy persona për shkak të posedimit të marihuanës - Bota Sot
Arrestohen dy persona për shkak të posedimit të marihuanës

Gostivari

Arrestohen dy persona për shkak të posedimit të marihuanës

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Policia njofton se ka arrestuar dy banorë të fshatit Çegran të Gostivarit, pasi tek ata është gjetur marihuanë.

Sipas SPB Tetovë, zyrtarët policorë dje rreth orës 15:45 në fshatin Çegran janë arrestuar Sh.A (21) dhe E.A (24).

“Gjatë kontrolleve tek ata është gjetur marihuanë dhe dy të arrestuarit janë dërguar në stacionin policor në Gostivar deri në zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thonë nga SPB Tetovë.

Pas bisedës me ta, të arrestuarit do të ballafaqohen me masa adekuate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...