Vrasje në Gostivar

Gostivari

Vrasje në Gostivar

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 10:55
Ilustrim

Shtatëdhjetë e tetë vjeçarja është vrarë mbrëmë në Gostivar, ndërsa dy persona kanë mbetur me lëndime të rënda trupore.

Sipas informacioneve nga zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, rreth orës 3:50 është denoncuar se në banesë në rrugën ‘Ilindenska’ në Gostivar ka persona të lënduar.

Zyrtarët policorë menjëherë kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se të lënduar janë 78 vjeçarja S.T, 54 vjeçarja S.R dhe 60 vjeçari B.R.

Që të tre janë dërguar në spitalin e Gostivarit ndërsa 78 vjeçarja humbi jetën nga lëndime e marra.

Dy të lënduarit janë bartur në klinikat e Shkupit ndërsa sot në ora 5:45 në mëngjes është arrestuar një person 46 vjeçar i cili dyshohet për përfshirje.

Këqyrjen e vendit të ngjarjes e bën Prokurori publik dhe ekipet e policisë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat