Aksident në rrugën Gostivar-Kërçovë, humb jetën një person

Gostivari

Aksident në rrugën Gostivar-Kërçovë, humb jetën një person

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 15:59
Ilustrim

Një person ka humbur jetën në një aksident në komunikacion që ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Gostivar-Kërçovë.

Sipas SPB Tetovë, fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 9:30 në afërsi te ura e Novsellës dhe në të kanë marrë pjesë në veturat “Opel Astra” me targa të Shkupit e drejtuar nga A.B. (20), si dhe “Fiat Punto” me targa të Prilepit e drejtuar nga M.D. (47) nga Prilep.

Në aksident lëndime të rënda ka marrë T.N. (76) nga Shkupi, bashkëudhëtare në veturën “Opel Astra” i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, lëndime të rënda ka marrë edhe bashkudhëtari në veturën “Fiat” D.S. (52).

Lëndime të lehta kanë marrë edhe shoferët e veturave.

Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë dhe po punohet për gjetjen e shkaqeve që sollën deri tek fatkeqësia.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat