Kërkohet paraburgim për dy dilerë në Gostivar

Gostivari

Kërkohet paraburgim për dy dilerë në Gostivar

Më: 16 dhjetor 2019 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore Publike Gostivar solli urdhër për zbatimi të procedurës hetimore kundër dy personave ndaj të cilëve ka dyshime se si kryer, kanë kryer vepër penale për shitje të drogës.

Të dyshuarit më 13 dhjetor pa autorizim kanë mbajtur 13.59 gramë kokainë.

“Një pjesë e drogë është gjetur gjatë në kontrolli te i dyshuari i parë. Të njëjtën ditë gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur personi i dytë i cili është përpjekur të hedh një pjesë të drogës dhe një peshore digjitale në zjarr. Te të dyshuarit janë gjetur para për të cilat besohet se burojnë nga vepra penale dhe të njëjtat janë konfiskuar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Duke marrë parasysh se ekziston dyshime për arratisje, mundësi se do të ndikojnë te dëshmitarët apo të dyshuarit të përsërisin veprën penale, prokurori publik te gjykatësi në procedurë paraprake pranë Gjykatës Themelore Gostivar propozoi caktimin e masës së paraburgimit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat