Komuna e Gostivarit do të mbështes nxënës nga familjet e rrezikuara sociale

Gostivari

Komuna e Gostivarit do të mbështes nxënës nga familjet e rrezikuara sociale

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 18:35
Gostivari

Vetëqeverisja lokale e Gostivarit me mjete financiare do të mbështet nxënësit me sukses të mirë gjatë shkollimit, por që janë në gjendje të vështirë ekonomike-sociale. Kryetari i komunës Arben Taravari sot paralajmëroi se kanë filluar procedurat për shpalljen e dhjetë bursave për nxënës, të cilët tregojnë sukses të mirë në shkollë, ndërsa vijnë nga familje të varfra.

“Dëshira ime është që nga viti i ardhshëm të sigurojmë bursa të tilla, mund edhe mbi 20 bursa, për atë se konsideroj se komuna duhet të ndikojë edhe drejtpërdrejtë të motivojë të rinjtë të arsimohen. Shpresoj se këtë shembull do ta ndjekin edhe komunat tjera”, u shpreh Taravari.

Dje, Komuna e Gostivarit me mjete financiare shpërbleu pesë nxënës që morën çmime me rastin e 23 Dhjetorit, Ditës së Komunës së Gostivarit. Ata morën vauçerë prej pesë mijë denarësh.

Në këtë mënyrë, siç shtoi kryetari i komunës, ata do të stimulohen që të vazhdojnë angazhimin e tyre në shkolla.

“Ndonëse kjo është një shumë simbolike, ne ende duam ta vlerësojmë disi punën dhe përkushtimin e tyre, si dhe t’i motivojmë ata që të vazhdojnë të mësojnë më shumë”, u shpreh kryetari i komunës Taravari, gjatë pritjes së tyre në zyrën e tij.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat