Nuk ka të infektuar me coronavirus në Gostivar

Gostivari

Nuk ka të infektuar me coronavirus në Gostivar

Më: 10 mars 2020 Në ora: 19:20
Ilustrim

Sipas informacioneve të fundit të autoriteteve shëndetësore në Komunën e Gostivarit nuk ka raste të regjistruara me coronavirus.

Në izolim shtëpiak jan njëmbëdhjet persona, të cilët udhëtuan nga Italia për në Dibër së bashku me çiftin që ishin infektuar me coronavirus në fund të muajit shkurt.

Sipas Jakup Jakupit, drejtor i spitalit në Gostivar, për AIM deklaroi se njëmbëdhjetë udhëtarët që udhëtuan nga Italia për në Maqedoni më 27 shkurt, së bashku me dy personat në të cilët u konfirmua prania e virusit, do jenë në izolim edhe dy ditë (deri më 12 mars).

Ata nuk kanë pasur simptoma ditët e kaluara dhe kanë rezultate negative për coronavirus. Në varësi të situatës së tyre, siç theksoi Jakupi, do të zbatohen masa të mëtejshme.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat