Policia arreston pronarin e kafiterisë nga Gostivari sepse nuk zbatoi masat kundër Coronavirusit

Gostivari

Policia arreston pronarin e kafiterisë nga Gostivari sepse nuk zbatoi masat kundër Coronavirusit

Më: 16 mars 2020 Në ora: 17:51
Ilustrim

Policia ka arrestuar një pronar të një lokali nga Gostivari pasi që i njëjti nuk i ka rekomanduar masat e Qeverisë për luftën kundër koronavirusit.

Bëhet fjalë për 51 vjeçarin me iniciale A.A i cili ka mbajtur hapur lokalin dhe i ka shërbyer njerëzit që i janë drejtuar lokalit.

Më poshtë keni njoftimin e plotë.

“Sot rreth orës 13.00, pjesëtarët e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë- Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar, e kanë privuar nga liria 51- vjeçarin A.A. nga Gostivari, pronar i objektit hotelerik në Gostivar.

Arsyeja që personi A.A. është privuar nga liria, është se në objektin e tij hotelerik në rrugën ,,Goce Dellçev” në Gostivar, i cili ka qenë i hapur në kundërshtim me vendimin dhe paralajmërimet e qeverisë, për menaxhimin me ,,Korona virusin” me ç’rast disa persona kanë qenë të shërbyer me ushqim përbrenda objektit përcjellë TetovaSot.
Personi A.A. është mbajtur në Stacionin policorë Gostivar, dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të përgaditent parashtresë adekuate.
Ministria e Punëve të Brendshme edhe një herë apelon deri tek qytetarët, që plotësisht dhe pa kushte, ti respektojnë dhe tu përmbahen vendimeve, paralajmërimeve dhe këshillave të qeverisë, dhe ju paralajmëron se çdo mosrespektim do të sanksionohet në mënyrë adekuate, në bazë të rregullativave ligjore” .

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat