Në Gostivar janë testuar 50 persona për coronavirus

Gostivari

Në Gostivar janë testuar 50 persona për coronavirus

Më: 2 prill 2020 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Çifti nga Strumica që është vendosur në karantinë në Mavrovë, nga mbrëmë është vendosur në në spitalin infektiv të Gostivarit. Të dy janë testuar dhe gjatë ditës priten rezultatet e tyre.

Deri më tani në Gostivar janë testuar 50 persona dhe kanë një person të infektuar me Covid-19.

“Mbrëmë morëm një informacion nga karantina e “Hotel Makpetrol”, se një person u ankua për kollë dhe temperaturë të ngritur. Pas pak, ekipi ynë, së bashku me gruan e tij, u pranuan në repartin infektiv. Iu është bërë testi për coronavirus dhe presim rezultatet”, tha për AIM-në drejtori i Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad”, Jakup Jakupi.

Çifti nga Strumica, ditën e diel kishte ardhur nga Sllovenia dhe ishin vendosur në karantinë në Mavrovë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat