Të punësuarit në Repartin epidemiologjik në Gostivar rezultojnë negativ në Covid-19

Gostivari

Të punësuarit në Repartin epidemiologjik në Gostivar rezultojnë negativ në Covid-19

Më: 8 prill 2020 Në ora: 13:12
Gostivar

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot bëri të ditur se rezultatet e testimit të të punësuarve në Repartin epidemiologjik në Gostivar.

“Të punësuarit që u testuan për coronavirus në Repartin epidemiologjik rezultojnë negativ, dhe kjo është një lajm i mirë për të gjithë ne”, tha Taravari.

Taravari tha se kolegu i tyre, i cili rezultoi me coronavirus ka rezultate negative dhe se shpreson se ky repart do të vazhdojë me punën.

Javën e kaluar, shërbimi mikrobiologjik dhe epidemiologjik u mbyllën, pasi që një ditë më herët një punëtor rezultoi negativ.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat